Përparim Rama publikon foto me Tërnavën afër xhamive: Atmosferë e veçantë dhe e ngrohtë në zonën e vjetër të kryeqytetit

Kosova

Përparim Rama publikon foto me Tërnavën afër xhamive: Atmosferë e veçantë dhe e ngrohtë në zonën e vjetër të kryeqytetit

Më: 11 mars 2024 Në ora: 00:22
Përparim Rama publikon foto me Tërnavën afër xhamive

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar të gjithë komunitetin mysliman për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ai ka publikuar disa foto nga zona e vjetër e kryeqytetit ku gjenden xhamitë dhe ka thënë se është atmosferë e veçantë dhe e ngrohtë.

Postimi i plotë i tij:

Urime Muaji i bekuar i Ramazanit për të gjithë komunitetin mysliman.

Atmosferë e veçantë dhe e ngrohtë në zonën e vjetër të kryeqytetit. Për këtë u bindëm bashkë me Kryetarin e Bashkësisë Islame, Myftiun Naim ef. Tërrnava, teksa ecëm përgjatë rrugës “Ibrahim Lutfiu”, ku gjithçka dukej më ndryshe, më e gjallë dhe e ngrohtë.

Qytetarë të dashur ju mund të kryeni ritualet fetare në xhaminë qindra vjeçare, Xhaminë e Gurit, e cila gjendet në fillim të rrugës, apo në dy të tjerat, “Jashar Pasha” dhe Xhamia e Mbretit, të cilat e bëjnë këtë zonë më të veçantën në Ballkan. Ju rekomandoj të vizitoni pjesën historike të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat