Komuna e Vushtrrisë dekoron sheshin e qytetit për Ramazan

Kosova

Komuna e Vushtrrisë dekoron sheshin e qytetit për Ramazan

Më: 12 mars 2024 Në ora: 11:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri, Ejup Haziri, kanë ndezur dekorimet për muajin e Ramazanit në sheshet kryesore të Vushtrrisë.

Për muajin e shenjtë të Ramazanit, kemi dekoruar sheshet e qytetit të Vushtrrisë, me qëllim të krijimit të një atmosfere festive për qytetarët tanë”, ka thënë Idrizi.

Kryetari Idrizi ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Duke ju dëshiruar agjërim të lehtë e të pranuar te Allahu i Madhërishëm, si dhe solidaritet ndaj njëri tjetrit, ju uroj fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit”, thuhet në urimin e kryetarit Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat