Aliu thotë se kanë nisur punimet për rrugët që ndërlidhin e afrojnë fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë

Kosova

Aliu thotë se kanë nisur punimet për rrugët që ndërlidhin e afrojnë fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë

Më: 12 mars 2024 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se kanë filluar punimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e Rrugëve Ndërkufitare, që ndërlidhin fshatrat Kërstec-Pakishtë-Zapod, konform marrëveshjes së bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri.

Aliu e ka cilësuar këtë si lajm të jashtëzakonshëm, derisa tha se këto rrugë ndërlidhin dhe afrojnë më afër fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kjo rrugë me gjatësi prej 6.3 km dhe me një investim prej më shumë se 2.3 milionë euro, do të sjelli zhvillim ekonomik, e njëherit do hapi perspektivën e turizmit malor.

Që do të shërbejë si portë hyrëse për të gjithë Shqiptarët kudo që janë, për të eksploruar bukuritë natyrore të kësaj zone!”, ka shkruar Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat