​Auditori, Spanca: KPM ka ndikuar që kriteret për aktivitetet mediatike të mos zbatohen

Kosova

​Auditori, Spanca: KPM ka ndikuar që kriteret për aktivitetet mediatike të mos zbatohen

Më: 13 mars 2024 Në ora: 13:34
Foto nga vendngjarja

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka deklaruar se procesi i menaxhimit të licencave të Ofruesve të Shërbimeve nga Komisioni i Pavarur për Media (KPM) është karakterizuar me dobësi duke ndikuar që kriteret për aktivitetet mediatike të mos zbatohen.

Ndërsa, për auditimin e barazisë gjinore dhe fuqizimi i grave nga zonat rurale përmes përfshirjes së tyre në tregun e punës,ka nxjerrë në pah se ende nuk janë arritur rezultate të kënaqshme për përfshirjen e grave nga zonat rurale në tregun e punës.

Spanca në konferencë për media, rreth menaxhimit të licencave në KPM thotë se Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka grumbullim të borxheve, si pasojë se shumica e mediave veprojnë pa përmbushur obligimet financiare të tarifave vjetore dhe ‘masat ligjore ndaj tyre nuk zbatohen nga KPM’.

Spanca: Për pasojë kemi grumbullim të borxheve nga KPM

“Shumica e mediave veprojnë pa përmbushur obligimet financiare të tarifave vjetore përgjatë viteve dhe masat ligjore ndaj tyre nuk zbatohen nga Komisioni i Pavarur i Mediave, ku për pasojë kemi grumbullim të borxheve. Në grumbullimin e borxheve ka ndikuar edhe mungesa e monitorimit të mediave me kohë dhe në mënyrën e duhur, po ashtu, ndërmarrja e hapave konkret ndaj atyre mediave të cilat nuk zbatojnë kriteret dhe anashkalojnë pagesat e tarifave vjetore”, thotë Spanca.

Ndërsa, për auditimin e barazisë gjinore dhe fuqizimi i grave nga zonat rurale përmes përfshirjes së tyre në tregun e punës, shton se programet e Zhvillimit Rural dhe masat afirmative nuk kanë arritur të sigurojnë një përkrahje të barabartë për të dy gjinitë dhe se nuk ka një vlerësim rreth arritjes së qëllimeve të programit nga perspektiva gjinore.

Spanca: Programet e Zhvillimit Rural nuk kanë arritur të sigurojnë një përkrahje të barabartë për dy gjinitë

“Ky auditim ka nxjerrë në pah se, edhe pse Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Agjencia e Punësimit kishin ndërmarrë një sërë veprimesh për fuqizimin e pozitës së gruas në shoqëri, ende nuk janë arritur rezultate të kënaqshme për përfshirjen e grave nga zonat rurale në tregun e punës. Programet e Zhvillimit Rural dhe masat afirmative nuk kanë arritur të sigurojnë një përkrahje të barabartë për të dy gjinitë dhe nuk ka një vlerësim rreth arritjes së qëllimeve të programit nga perspektiva gjinore. Agjencia e Punësimit nuk posedon të dhëna të ndara sipas gjinisë për zonat urbane dhe rurale në lidhje me regjistrimin, shërbimet e punësimit, pjesëmarrjen në masat aktive të tregut të punës dhe aftësimin profesional të të papunëve të regjistruar”, shton ajo.

Spanca, gjithashtu deklaroi edhe për dy raportet e tjera të auditmit të performancës, “mekanizmat e sigurimit të cilësisë së të dhënave të raportuara për sistemin e menaxhimit të performancës komunale dhe grantin e performancës komunale për vitin 2021 dhe procesi i dokumentimit, vlerësimi dhe verifikimit të sistemit për menaxhimin e performancës komunale për vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat