ASK: Më shumë të reshura në 2023 sesa në 2022

Kosova

ASK: Më shumë të reshura në 2023 sesa në 2022

Më: 15 mars 2024 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka bërë të ditur se numri i ditëve me të reshura në Prishtinë në vitin në vitin 2023 ishte 156 ditë, kurse në vitin 2022 ishte 135 ditë, ose 15,6% me shumë në vitin 2023.

Sipas të dhënave thuhet se Temperatura mesatare maksimale mujore (në muajin korrik) në vitin 2022 ishte 30.5 ̊C, kurse në vitin 2023 ishte 30.1 ̊C.

Temperatura mesatare maksimale vjetore në vitin 2022 ishte 18.3 ̊C, ndërsa në vitin 2023 ishte 18.9 ̊C. “Temperatura mesatare minimale vjetore në vitin 2022 ishte 6.1 ̊C, ndërsa në vitin 2023 ishte 6.6 ̊C.

Në vitin 2022, rreth 99,83% e popullsisë së Kosovës është furnizuar me ujë nëpërmjet sistemit publik të menaxhuara nga Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU); ndërsa 0,17% e popullsisë nuk ka pasur qasje në shërbimin e ujësjellësit publik”. thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkaq të dhënat statistikore për ujin e shfrytëzuar për ujitje në bujqësi tregojnë se nga viti në vit ka pasur ndryshime të theksuara të vlerave sasiore. Në vitin 2023, gjithsej sasia e ujit të shpenzuar për ujitje në bujqësi ishte 102.80 mil.m³/vit, ku krahasuar me të dhënat e vitit 2022 kishte një rritje prej 10,2%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat