Java e tretë e marsit me mot të nxehtë – temperaturat arrijnë deri në 17 gradë Celsius

Kosova

Java e tretë e marsit me mot të nxehtë – temperaturat arrijnë deri në 17 gradë Celsius

Më: 18 mars 2024 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Java e tretë e marsit do të fillojë me mot të butë, me temperatura që shkojnë deri në 16C e 17C ditën e hënë.

Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve. Ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Nivelet e ndotjes ajrore shënojnë rritje kryesisht orëve të mbrëmjes, me indeks që kalon edhe në vlera të dobëta.  Ditën indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme.

Era do fryjë në drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 12-31 km/h.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat