Osmani viziton Lipjanin, do të takohet me kryetarin e komunës

Kosova

Osmani viziton Lipjanin, do të takohet me kryetarin e komunës

Më: 18 mars 2024 Në ora: 09:46
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme do të vizitojë komunën e Lipjanit, me ç’rast do të ketë një sërë aktivitetesh.

Ajo në orën 13:00, do të pritet në takim nga kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti.

Rreth 45 minuta më vonë pritet që të dy të deklarohen për media.

Pas kësaj, Osmani do të vazhdojë me aktivitete të tjera, duke takuar gra e të rinj, komunitetet joshumcë dhe biznese të komunës së Lipjanit, njofton presidenca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat