Gjobitet me 300 euro shoferi, drejtoi veturën nën masën mbrojtëse të patentë shoferit

Kosova

Gjobitet me 300 euro shoferi, drejtoi veturën nën masën mbrojtëse të patentë shoferit

Më: 18 mars 2024 Në ora: 22:01
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Slivovë të Ferizajt ka ndaluar shoferin A.L i moshës 25 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën e tij nën masën mbrojtëse që e kishte të ndaluar drejtimin për 6 muaj, prej datës 2 nëntor 2023 deri 2 maj 2024.

Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë tjetër për kundërvajtje 300 euro dhe vazhdim i masës mbrojtëse, heqje e patent shoferit edhe për 6 muaj tjerë, nga data 02.05.2024-02.11.2024.

“Me këtë rast Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor, që shoferët mos të drejtojnë veturat e tyre nën masën mbrojtëse të shqiptuar nga policia”, thuhet në njoftim. Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat