​Shtimja kampione në shërbime, në transparencë dhe kënaqshmëri të qytetarëve

Kosova

​Shtimja kampione në shërbime, në transparencë dhe kënaqshmëri të qytetarëve

Më: 20 mars 2024 Në ora: 08:40
Qemajl Aliu

Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka thënë se pas fitimit të Grantit të Performancës ku transparenca dhe shërbimet cilësore janë kriter, ‘vijnë lajme të tjera të mira për qeverisjen tonë që dëshmojnë se puna jonë po ka efekt pozitiv’.

Ai ka shkruar në Facebook se në matjen e opinionit publik për kënaqshmërinë e qytetarëve, realizuar nga Ubo Consulting dhe publikuar nga Helvetas Demos, të dhënat që na vijnë janë të mahnitshme:

100% informacionet e publikuara nga Komuna janë të qarta e të kuptueshme;

97% kënaqshmëria me shërbimet lokale e administratën komunale;

95% niveli i kënaqshmërisë me mënyrën e ndarjes së buxhetit,

84.8% që besojnë se Komuna jonë është në drejtim të mbarë për të qenë një vend më i mirë pas 5 vitesh, e kështu me radhë.

“Këto të dhëna, bazuar në punën tonë të përditshme e të pandalshme, me sinqeritet e duke mos e lënë anash as modestinë, janë të pritshme. Ky besim i lartë i qytetarëve karshi mirëqeverisjes sonë dhe kënaqshmëria e optimizmi që po na ofrohet është motiv shtesë që do të ndikojë që ta përshpejtojmë edhe më shumë dinamikën e punëve dhe përmirësimin e shërbimeve në dobi e funksion të qytetarëve tanë”, ka shkruar Aliu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat