Bulliqi: Fillojnë procedurat për ndërtimin e shtatores së ish-presidentit Rugova në Podujevë

Kosova

Bulliqi: Fillojnë procedurat për ndërtimin e shtatores së ish-presidentit Rugova në Podujevë

Më: 20 mars 2024 Në ora: 15:59
Foto nga takimi

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi sot ka pritur në takim Ukë Rugovën, djalin e ish- Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Bulliqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në këtë vit në Podujevë, do të vendoset shtatorja e ish- Presidentit Rugova, që sipas kryetarit, për ta nderuar kontributin dhe angazhimin e ish-presidentit për Kosovën.

Ai tutje ka bërë të ditur se procedurat për ndërtimin e shtatores kanë filluar.

Ndryshe, Bulliqi e ka falënderuar Ukën për vizitën dhe librin e dhuruar./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat