Nënshkruhen kontratat për ndërtimin e rrugës Kijevë – Dollc , Durmishi: Brenda një jave nisin punimet

Kosova

Nënshkruhen kontratat për ndërtimin e rrugës Kijevë – Dollc , Durmishi: Brenda një jave nisin punimet

Më: 25 mars 2024 Në ora: 15:23
Hysen Durmishi.

Sot janë nënshkruar kontratat për ndërtimin e rrugës Prishtinë – Pejë, përkatësisht segmentin Kijevë – Dollc (llotet 2,3 dhe 4), ndërsa lloti 1 është në rivlerësim.

Lajmin e bëri të ditur zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Durmishi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se vlera e këtyre kontratave është 21 milionë euro.

“Shpronësimet për këtë rrugë i kemi përfunduar të gjitha dhe kemi kontraktuar mbikëqyrjen e jashtme profesionale që do të kujdeset për mbarëvajtjen e punimeve. Të gjitha përgatitjet janë bërë që brenda një jave të fillojnë punimet dhe që të mos ketë asnjë problem gjatë ekzekutimit të punëve në rrugë”, ka shkruar Durmishi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat