Raportohet se disa banorë në Fushë Kosovë janë lënduar nga rënia e ashensorit

Kosova

Raportohet se disa banorë në Fushë Kosovë janë lënduar nga rënia e ashensorit

Më: 31 mars 2024 Në ora: 00:06
Foto ilustrim

Disa banorë të një kompleksi banesor në Fushë Kosovë kanë pësuar lëndime për shkak të një incidenti me ashensor.

Një faqe e Fushë Kosovës në Facebook ka njoftuar për këtë ngjarje, sipas së cilës, të lënduarit kanë marrë edhe ndihmë mjekësore.

Postimi i plotë

Pershendetje , ne lagjen ‘Eliza’ ne Fushe Kosove hyrja 5.5 ka ren Lifti nga kati i dyte ne podrum dhe ka te lenduar.

Kompania qe eshte pergjegjese eshte njoftu qe 5 here ne grupin e lagjes qe lifti eshte ne defekt dhe nuk eshte rregullu.

Banoret jan dergu ne spital ne emergjence.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat