Gjykata e Kaçanikut u dogj se “nuk është e Zotit”?

Kosova

Gjykata e Kaçanikut u dogj se “nuk është e Zotit”?

Më: 31 mars 2024 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Në derë të Gjykatës nuk trokitën kurrë për ndonjë rast.

Veçse, të dyshuarit që ia vënë flakën këtij institucioni në Kacanik, i mësynë objektit të Gjykatës natën e 13 marsit, të pajisur me lëndë djegëse edhe të maskuar mirë.

Por, lëvizjet e tre të miturve e një tjetëri të moshës madhore, derisa hynin nga shkallët emergjente u filmuan nga kamerat e sigurisë.

E pamjet e bindën Prokurorinë e Ferizajt që zjarrvënia ishte e qëllimshme me motive që duhet hetuar një nivel më i lartë.

Andaj lënda e hetimit të tyre, sic mëson ekskluzivisht televizioni, nga Prokuroria Themelore e Ferizajt iu bartë Prokurorisë Speciale, arsye u bënë dyshimet e reja që dolën pas intervistimit të të arrestuave të cilët tash po hetohen për kryerjen e veprës penale “Sulm kundër rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës”.

Kjo po thuhet se ndodhi për shkak të bindjeve të tyre fetare.

Siç mëson televizioni shtëpitë e tyre, dy vëllëzërve dhe dy kusherinjëve u bastisën disa ditë pas rastit nga njësia kundër terrorrizëm.

Megjithatë, krejt këto veprime të hetuesisë janë të gabuara sipas avokatëve mbrojtës.

Asdren Bytyqi e Afrim Salihu thonë se kanë video si alibi se klientet e tyre nuk ishin në vendin e ngjarjes në kohën e dyshuar.

Televizioni mëson se në intervistim është thënë që edhe shkrimet “Gaza, Palestina” që gjenden në rrethinën e objektit janë shkruar nga një prej tyre.

Megjithatë, krejt këto pritet të sqarohen nga hetimi i Prokurorisë Speciale të cilët për javën e ardhshme kanë caktuar një seancë dëgjimore, ndonëse televizionit nuk i kthyen përgjigje për të treguar veprimet e tyre lidhur me rastin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat