Rexhepi: Për 24 orë janë shqiptuar 2000 gjoba në trafikun rrugor

Kosova

Rexhepi: Për 24 orë janë shqiptuar 2000 gjoba në trafikun rrugor

Më: 4 prill 2024 Në ora: 13:13
Ilustrim

Nevoja për ashpërsimin e gjobave apo ndryshimi ka rrjedh si pasojë e gjendjes së trafikut rrugor, edhe mund të cilësohet risi që kanë munguar.

Sipas Jeton Rexhepit, Shef i Divizionit për komunikacionin rrugor, qëllimi i këtij ligji është që të mbrohet jeta e qytetarëve e poashtu të reduktohen edhe aksidentet.

“2000 gjoba për 24 orë, edhe me ligj të vjetër edhe të riun,” tha Rexhepi.

Nga data 3 filloi ligji i ri që të ndryshohen procedurat.

“Dje kemi kërkuar që të jenë prezentë më shumë policë në kryeqytet, dje ka qenë ideja të punohet me ligjin e ri,” u shpreh Rexhepi.

Duke iu referuar numrit të aksidenteve me fatalitet, i ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull”, Rexhepi tregoi se veprimet e shoferit si tejkalimi i shpejtësisë, në vende të ndaluara dhe faktorë të tjerë ndikojnë shumë.

“Numri më i madh me fatalitet sidomos me 2023 ka prirë aksidenti me një veturë apo vetëaksident, që nënkupton që shoferët, janë shpërqëndruar edhe nga telefoni,” tha Rexhepi.

Teksa shpreson që me ligjin e ri, do të bëhet respektimi i rregullave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat