50 euro gjobë për këmbësorët të cilët kalojnë rrugën me telefon në dorë apo dëgjuese në veshë

Kosova

50 euro gjobë për këmbësorët të cilët kalojnë rrugën me telefon në dorë apo dëgjuese në veshë

Më: 4 prill 2024 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka treguar se cilat janë gjobat për shoferët të cilën përdorin telefonat sa janë duke lëvizur me vetura e tyre në trafikun rrugor dhe për këmbësorët të cilët përdorin telefonin dhe mbajnë dëgjuese në veshë sa janë duke kaluar rrugën apo shiritin për biçikleta. 

Policia e Kosovës përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se shoferit të mjetit me veprim motorik gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.

Një pikë negative dhe gjobë prej 100 eurosh, kur vepron për herë të parë në shkelje të rregullit, dy pikë negative, muaj ndalesë në drejtim të mjetit motorik dhe 200 euro gjobë kur vepron për herë të dytë  tre pikë negative, gjashtë muaj ndalesë në drejtim të mjetit motorik dhe 500 euro gjobë kur vepron për herë të tretë”, thuhet në postim.

Po ashtu Policia përmes njoftimit bën të ditur se edhe këmbësorëve iu ndalohet përdorimi i telefonit dhe dëgjuesve në veshë gjatë kalimit të rrugës, të shiritit, të shtegut të biçikletave ose të binarëve.

“Këmbësorë: Gjatë kalimit të rrugës, të shiritit apo të shtegut të biçikletave ose të binarëve, këmbësorit nuk i lejohet përdorimi i telefonit mobil, shfrytëzimi i dëgjueseve në veshë apo i pajisjeve të tjera të ngjashme që mund ta hutojnë.

Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me gjobë (50) euro, këmbësori i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij rregulli.

Mos përdor telefonin dhe mjete të tjera hutuese përderisa jeni pjesë e trafikut!

Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të të tjerëve”, shkruhet në postim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat