Osmani mban konferencë lidhur me Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë si dhe me rastin e Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale

Kosova

Osmani mban konferencë lidhur me Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë si dhe me rastin e Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale

Më: 13 prill 2024 Në ora: 19:34
Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nesër (14.04.2024), në orën 17:00, do të mbajë konferencë për media lidhur me Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë, si dhe me rastin e 14 prillit, Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Pjesë e kësaj konference do jenë edhe znj. Vasfije Krasniqi dhe znj. Shyrete Tairi Sulimani.

Në këtë konferencë, Presidentja Osmani do të shpalosë detaje para fillimit të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, do të mbahet më 15 dhe 16 prill 2024, në Prishtinë, ku do të marrin pjesë personalitete të shumta të jetës politike, shkencore, kulturore dhe nga shoqëria civile nga vende të ndryshme të botës.

Vendi: Monumenti “Heroinat”

Mirëpresim ekipet tuaja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat