Abdixhiku kërkon ndihmë për pronarin e fabrikës së djegur në Podujevë

Kosova

Abdixhiku kërkon ndihmë për pronarin e fabrikës së djegur në Podujevë

Më: 15 prill 2024 Në ora: 18:41
Foto gjatë vizitës

Kryetari i lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kërkoi prej institucioneve shtetërore që të ndihmojnë biznesmenin Valon Kastrati të cilit iu dogj fabrika për përpunimin e mjedrave një ditë më parë.

Përmes një statusi në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se nga ky dëm nuk është dëmtuar vetëm Valoni por edhe mbi 400 familje të cilat janë bashkëpunuar me këtë fabrikë.

“Por Valoni, të cilin e vizitova sot në Kërpimeh, nuk është humbësi i vetëm nga kjo tragjedi. Në këtë pikë grumbulluese, mbi 400 familje nga kjo anë kanë grumbulluar produktet e tyre në vazhdimësi. Nga shitja e tyre, 100% në BE, kanë mbajtur veten, kanë shkolluar fëmijë, kanë bërë jetë në Kosovë. Plot 100 punëtorë të tjerë sot kanë mbetur pa punë nga sot! Thënë shkurt, me djegien e kësaj pike, me humbjen e këtij biznesi, qindra familje humbasin njëtrajtësisht! Dhe ky fakt është goditje e rëndë për këtë anë.

Nga ky fakt, lind dhe thirrja ime për institucionet e vendit; të ndihmojnë Valonin, punëtorët dhe 400 fermerët e lidhur ngushtë në këtë pikë grumbulluese në Kërpimeh! T’i ndihmojnë për të ribërë këtë biznes sa më parë; që familjet t’i vazhdojnë kultivimet; punëtorët punën, e Valoni shitjen për në Evropë”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat