​Ngjarjet e datës 17 prill

Kosova

​Ngjarjet e datës 17 prill

Më: 16 prill 2024 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Mbahet procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës – gjykimi. (Hagë, 09:30 - 16:00)

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Shërbimi Korrektues i Kosovës merr pjesë në Konferencën e donatorëve. Marrin pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, drejtori Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano, ambasadori i OSBE-së, Michael Davenport, drejtoresha e Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit Tamra Greig. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet debati “Roli dhe efektiviteti i shoqërisë civile në ndërgjegjësim për çështjet dhe sfidat mjedisore në zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve ekzistuese mjedisore”. Marrin pjesë Teodora Andreeva - menaxhere e Programit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. (Qendra Mediale Çagllavicë, ora 10:00)

Lëvizja FOL organizon tryezën “Kuptimi dhe perceptimi i sinjalizimit nga sektori privat”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Lëvizja Feministe Studentore organizon protestë për ngacmimet në Universitetin e Prishtinës në të njëjtën kohë kur do të mblidhet Këshilli I Etikës së UP-së. (Para Rektoratit të UP-së, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni Parlamentar për Arsim organizon tryezën e diskutimit “Prej Politikave në Praktikë. Shqyrtimi i progresit në Arsimin e Lartë dhe Shkencë.” Merr pjesë ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00-16:00)

Presidentja Vjosa Osmani bën homazhe në Poklek, Drenas. (Ora 10:30)

Presidentja Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial në Çikatovë të Vjetër, Drenas. (Ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të Performances: “Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave nga zonat rurale përmes përfshirjes së tyre në tregun e punës”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)

Organizatat e shoqërisë civile në Pejë mbajnë marsh proteste paqësore në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës. (Qendra e qytetit për të vazhduar te objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë, 11:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat