LDK-ja në Kllokot përgatitet për sfidat e reja

Kosova

LDK-ja në Kllokot përgatitet për sfidat e reja

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 12:24
Takimi

Dega e LDK-së në Kllokot po përgatitet të mbajë Kuvendin e saj zgjedhor ku pritet të zgjidhen kuadrot e reja me njerëz të përgjegjshëm e profesionist thotë Sadik Azemi.
Sadik Azemi tha se LDK në Kllokot është angazhuar që shqiptarët në këtë komunë të përfaqëson denjësisht dhe të mbrohet në çdo fushë interesi qytetar. “LDK është treguar serioze dhe e angazhuar për të quar proceset përpara. Edhe tani ajo angazhohet dhe është në shërbim të popullatës, derisa ka rritur besueshmërinë tek qytetarët pikërisht falë seriozitetit dhe punës në teren” tha Azemi.

Azemi tha se Kryesia e degës së LDK-së dega në Kllokot, tashmë ka mbajtur edhe takimin e radhës për tu përgatitur rreth Kuvendit të saj zgjedhor.
“Ky kuvend do të jetë një Kuvend në frymë demokratike sipas votës së lirë dhe i përfaqësuar nga organet legjitime”.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat