Sot diskutohet për përgatitjet e vitit të ri shkollor

Kosova

Sot diskutohet për përgatitjet e vitit të ri shkollor

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 07:15
Ilustrim

Një javë para fillimit të vitit të ri shkollor, ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim  Bajrami, do të zhvillojë një takim me drejtorët komunalë të arsimit.

Në një njoftim për media, thuhet se Bajrami bashkë me drejtorët do të diskutojnë rreth përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2016-2017.

Takimi do të mbahet në orët 13:00, në ambientet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat