Nesër fillon viti i ri shkollor

Kosova

Nesër fillon viti i ri shkollor

Më: 4 shtator 2016 Në ora: 23:08
Ilustrim

Më rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016/2017, më 5 shtator 2016 (e hënë), ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të vizitojë nxënësit në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Meto Bajraktari” në Prishtinë.

Ndërsa, më pas, ministri Bajrami do të marrë pjesë në përurimin e objektin e ri të shkollës së mesme në Ferizaj, thuhet në njoftimin për media të MASHT-it. Viti i ri shkollor në Kosovë zakonisht fillon më 1 shtator por Ministria e Arsimit e ka shtyrë atë për 5 shtator(nesër).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat