Mustafa uron nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

Kosova

Mustafa uron nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

Më: 5 shtator 2016 Në ora: 15:57
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e përkrahjes për arsimin, në të gjitha nivelet.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e ka prioritet mbështetjen e gjithanshme të arsimit, pasi që investimi në dije është garanci e një të ardhme prosperuese dhe me mirëqenie të gjithanshme për shtetin dhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë kryeministri Mustafa, me këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat