Veseli: Ndihemi krenarë që jemi populli më proamerikan

Kosova

Veseli: Ndihemi krenarë që jemi populli më proamerikan

Më: 11 shtator 2016 Në ora: 08:11
Kadri Veseli

(E plotësuar) - Më 11 shtator të vitit 2001, u kryen sulmet më të tmerrshme terroriste në Shteteve e Bashkuara të Amerikës, ku me aeroplan të rrëmbyer terrorist u shembën kullat binjake në Nju Jork dhe u sulmua pentagoni, ku humben jetën mijëra qytetarë. Kurse, pas 15 vitesh, Kosova e kujtoi këtë ditë të kobshme për SHBA-të dhe gjithë demokracinë botërore.

Kosova sot u solidarizua me popullin mik amerikan dhe me familjet e viktimave të 11 shtatorit.

Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot u organizua akademi përkujtimore në nderim të viktimave të sulmit terrorist që ndodhen 15 vjet më parë në kullat binjake, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Veseli tha se 15 vjet më parë, bota pa me sy dhe ndjeu me zemër një nga momentet më dramatike në historinë bashkohore me sulmin e pa shembullt nga terrorizimi i kullave binjake në Nju Jork.

Veseli: Populli ynë qëndron përkrah ShBA-ve

“Ne ndihemi krenar se vendi ynë, Republika e Kosovës dhe populli ynë qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër kësaj të keqeje, e cila kërcënon mënyrën tonë të jetesës dhe vlerat demokratike. Ne ndihemi krenar se liria jonë, shteti ynë i pavarur dhe sovran janë të lidhura në mënyrë të pandashme me emrin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Veseli.

Partneriteti dhe miqësia me SHBA-të janë dy prej vlerave themelore të shtetit të Kosovës, dhe sipas tij, bazamenti mbi të cilën qëndron vizioni i shtetit të Kosovës për të ardhmen e atdheut tonë. Për të cilën Veseli tha se asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë dilema rreth këtij partneriteti.

Veseli: Jemi populli më pro-amerikanë në botë

“Ne ndihemi krenar duke qenë populli më pro amerikan në botë, kjo nuk është as oportonizëm, as servilizëm, përkundrazi, është një respekt ndaj vetës sonë, ndaj vuajtjeve tona, ndaj sakrificës sonë, është mirënjohja morale për përkrahjen vendimtare që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë popullit tonë në momentet më të rënda”, tha ai.

Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, tha se edhe pse shqiptarët janë popull i vogël, janë aleat strategjik për SHBA-të.

Rexhepi: Më 11 shtator nuk u sulmua Amerika, u sulmua tërë Bota

“Më 11 shtator nuk u sulmua Amerika, më 11 shtator u sulmua tërë bota… Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sovrani i krijimit të demokracisë, sovrani i krijimit të shteteve të reja, avancimi i kombeve të reja. Ne jemi ata që kemi pasur fatin t’i kemi Shtetet e Bashkuara aleat në realizimin e aspiratave tona, duke mos e anashkaluar në as një mënyrë rolin e Ushtrisë Çlirimtare”, tha Rexhepi.

Për këtë ditë përkujtimore, janë organizuar edhe aktivitete të larmishme nga kjo shoqatë.

Në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në ShBA, sot u ulë flamuri amerikanë në gjysmështizë nga Garda e nderit të Policisë së Kosovës si dhe parakalimi i zjarrfikësve të Prishtinës me sinjalizime të ndezura në sheshin "Bill Clinton".

Po ashtu, në kuadër të këtyre aktiviteteve në pallatin e rinisë u hap ekspozita me fotografi nga ngjarjet e 11 shtatorit 2001 në SHBA dhe aktivitete të shoqatës për këtë datë. 

***

Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në sallën e kuqe në Pallatin e Rinisë u mbajt Akademi përkujtimore në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Veseli tha gjatë fjalës së tij se 15 vite më parë, bota pa me sy dhe ndjeu me zemër, një nga momentet më dramatike të historisë bashkëkohore - sulmin e pashembullt terrorist mbi kullat binjake në New York.

"Atë ditë, anë e kënd botës, u tronditën zemrat njerëzve nga të gjitha kombet e racat, kulturat dhe religjionet. U tronditën zemrat e njerëzve që besojnë në lirinë njerëzore, në të drejtat e njeriut, në demokracinë dhe paqen mes popujve. Janë këto vlera supreme, të cilat, sot, tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjejnë garantuesin kryesor", tha Veseli.

Kreu i legjislativit theksoi se qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës ndihen krenarë që janë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër terrorizmit.

"Ne ndihemi krenarë se liria jonë, shteti ynë i pavarur dhe sovran, janë të lidhura në mënyrë ta pandashme me emrin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne ndihemi krenar duke qenë populli më proamerikan në botë. Kjo nuk është as oportunizëm, as servilizëm. Përkundrazi, është mirënjohje morale për përkrahjen vendimtare që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë popullit tonë në momentet më të rënda të tij", tha Veseli.

Ai po ashtu tha se Qytetarët dhe institucionet kosovare asnjëherë nuk kanë pasur dhe nuk do të kenë dilema rreth partneritetit me SHBA-të.

"Zërat individual që vënë dyshime mbi këtë partneritet, e që lansojnë ide të mjera për aleanca të reja, janë zëra kundër Kosovës dhe të ardhmes së saj. Ne nuk mund t’i definojmë interesat tona nacionale strategjike duke mbyllur veshët apo injoruar qëndrimin amerikan mbi zhvillimet nëvendin tonë", tha Veseli.

Ai tha në ceremoni se miqësia mes Republikës së Kosovë dhe Shteteve të Bashkuara do të jetë e përhershme ndërsa bashkëpunimi bilateral do të vazhdojë të thellohet.

Image

Përkujtohen viktimat në SHBA, flamuri amerikan ulët në gjysëm shtizë

Në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001 në ShBA, sot u ulë flamuri amerikanë në gjysmështizë nga Garda e nderit të Policisë së Kosovës, si dhe parakalimi i zjarrfikësve të Prishtinës me sinjalizime të ndezura në sheshin "Bill Clinton".

Agim Rexhepi nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”, tha se ky veprim një përkujtim i sulmeve në ShBA. Ai tha se populli amerikan ka bërë shumë për Kosovën dhe është obligim të solidarizohemi me ata.

Kosova përkujton viktimat e 11 shtatorit

Në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtator të vitit 2011 në ShBA, sot në Prishtinë do të organizohen një sërë aktivitetesh, që përfundojnë me një ekspozitë me fotografi nga ngjarja që ndodhi 15 vite më parë në SHBA.

Për ta shënuar këtë ditë, fillimisht Garda e nderit e Policisë së Kosovës në sheshin Bill Clinton do ta ulë flamurit amerikanë në gjysëmshtizë, pastaj zjarrfikësit do të parakalojnë në sheshet e Prishtinës me sinjalizime të ndezura.

Kurse, në orën 12:00, do të mbahet akademi përkujtimore në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ku pas interpretimit të himneve të Kosovës dhe ShBA-ve, një fjalë rasti do ta mbajë kryeparlamentarit  Kadri Veseli, nën patronatin e të cilit do të mbahet kjo akademi. Po ashtu, pritet të flas edhe Agim Rexhepit nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”.

Aktivitetet përmbyllen me një ekspozitë me fotografi nga ngjarja e 11 shtatorit 2001 në SHBA dhe aktivitete të shoqatës “Miqtë e Amerikës”, për këtë datë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat