Nga 20 shtatori hyn në fuqi ligji për rregullat e trafikut rrugor

Kosova

Nga 20 shtatori hyn në fuqi ligji për rregullat e trafikut rrugor

Më: 13 shtator 2016 Në ora: 14:38
Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se më 20 shtator do të hyjë në fuqi Ligji Nr. 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur  se qëllimi i këtij ligjit është rritja e sigurisë në trafikun rrugor, zhvillimi i rrjedhjes normale të trafikut dhe mbrojtja e ambientit. 

“Me këtë ligj janë përcaktuar rregullat e reja për shoferë, këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik, sistemi i pikëve negative, marrja e përkohshme përkatësisht anulimi i patentë shoferit, përdorimi i rripit të sigurisë sipas standardeve të Direktivave Evropiane, Kontrollimi mobil i rregullsisë teknike të automjetit, mbrojtja e ambientit etj”, thuhet në njoftim./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat