Kryetari i Vitisë Haliti, po qëndron ne Gjermani në një vizitë pune

Kosova

Kryetari i Vitisë Haliti, po qëndron ne Gjermani në një vizitë pune

Nga: Aziz Zuka Më: 13 shtator 2016 Në ora: 15:58
Pamje nga vizita e Halitit ne Gjermani

Komuna e Vitise  është në mesin e komunave të Evropës Jug-lindore për partneritet ndërkomunal me komunat gjermane.

Komuna e Vitisë do të jetë pjesë e një programi për partneritet ndërkomunal për zhvillim të qëndrueshëm.

Kryetari Sokol Haliti po merr pjesë në një punëtori informuese në Bon të Gjermanisë, në kuadër të fazës pilot të projektit ‘Partneriteti Ndërkomunal për Qëndrueshmëri’, i cili implementohet nga “Agjencia e shërbimit të komuniteteve në një botë” si departament i ‘Engagement Global gGmbH’, në emër të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik të Qeverisë gjermane.

Projekti do të lansohet në fillim të vitit 2017 dhe bashkëpunimi do të përfshijë komuna gjermane me komuna nga tetë shtete të Evropës Lindore dhe Jug-Lindore: Shqipëria, Bellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Republika e Moldavisë dhe Serbia. Gjatë dy ditëve, të hënën dhe të martën, pjesëmarrësit do të caktojnë fushat, modalitetet dhe prioritetet e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Projekti do të përfshijë qasje të ndryshme për realizimin e 17 Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm të Agjendës 2030 në nivel lokal. Projekti ka për qëllim që përmes shpëndarjes së përvojave, koordinimit dhe mbështetjes të operacionalizojë Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm në kuadër të partneritetit ndërkomunal. Projekti do t`u ofrojë komunave pjesëmarrëse mundësinë që të vendosin një dialog në Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm me partnerët e tyre komunal për të lidhur një bashkëpunim strategjik për arritjen këtyre objektivave./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat