Prodekani rrëfen momentin e vdekjes së profesorit Heset Cakolli

Kosova

Prodekani rrëfen momentin e vdekjes së profesorit Heset Cakolli

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 13:59
Heset Cakolli

Një sulm kardiak ishte fatal për profesorin e Inxhinierisë Mekanike, Heset Canolli. Ky i fundit rreth orës 10:30 derisa po bëhej gati për të hyrë në kabinetin e tij pësoi sulm në zemër.

Lajmin e ka konfirmuar për media Prodekani për Cilësi dhe Bashkëpunim në Fakultetin e Inxhinierisë  Mekanike, Shpëtim Lajqi.

“Profesori ka qenë profesor i rregullt. Në moshën 59 vjeçare para se të futet në kabinetin e tij ka rënë në tokë. Është thirrur ekipi i emergjencës, pavarësisht tentimeve profesori humbi jetën”, ka thënë Lajqi.

Ai është shprehur se fakulteti i tij, ka humbur një koleg e profesor të devotshëm. Lajqi u ka shprehur ngushëllime familjes, studentëve e kolegëve të profesorit të ndjerë.

“U shprehim ngushëllime të gjithëve. Kemi humbur një njeri të devotshëm për ne”, ka thënë Lajqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat