Zëvendësministri i Drejtësisë Lirak Çelaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues ?të Kosovës Sokol Zogaj, kanë pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Hungarisë, Andras Csoti.
Sipas njoftimit, në takim, u diskutua thellimi i bashkëpunimit në mes Shërbimit Korrektues të Republikës së Kosovës dhe atij të Republikës së Hungarisë.
Çelaj, shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Drejtësisë për avancimin e projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta të këtyre institucioneve, me interes të dyanshëm.
Me këtë rast, të dyja palët u zotuan që të rritet dinamika e këmbimit të përvojave dhe të vazhdohet me projekte në fushën e Shërbimit Korrektues./KosovaPress/