Inaugurohet shkolla e re “Isa Boletini” në Rahovec

Kosova

Inaugurohet shkolla e re “Isa Boletini” në Rahovec

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 14:21
Pamje nga inaugurimi

(E plotësuar) - Sot u përurua objekti i ri i shkollës fillore "Isa Boletini", në Rahovec, projekt ky i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë në vlerë rreth 1 milion euro.

Me këtë objekt të ri, kjo shkollë po i përmbushë standardet dhe kushtet më moderne për mësimdhënie në Rahovec.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi tha se Kosova ka fuqinë e krijimit të kuadrove të rinj, edhe pse nuk ka fuqi ekonomike.

Vehapi: Jemi një fuqi e madhe në krijimin e kuadrave të rinjë

“Ne si vend, si shtet i ri, duke pasur parasysh që nuk kemi shumë mundësi të zhvillohemi në aspektet e ekonomisë, si ajo që është industri e rëndë edhe të jemi fuqi e madhe ekonomike... por jemi një fuqi e madhe në krijimin e kuadrove të rinjë në fusha të ndryshme të arsimit dhe shkencës, sepse e kemi një rini shumë të shëndoshë, të mrekullueshme”, tha Vehapi.

Ai premtoi se edhe në të ardhmen do të ketë projekte për ndërtimin shkollave të reja në këtë komunë.

Përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Luigji Bursa, tha se KE vetëm që nga viti 2013 deri 2016, ka investuar 20 milionë euro në sektorin edukimit, kurse, vetëm për shkollën “Isa Boletini” janë ndarë 800 mijë euro.

Brusa: Nxënësit janë aktert e ardhshëm për dërgimin e Kosovës drejt BE-së

“Asistenca jonë nuk është vetëm teorike, ne jemi duke e mbështetur Kosovën drejt pjesës më të rëndësishme, drejt integrimit në Bashkimin Evropian, dhe kjo vlen njëkohësisht për të gjithë fëmijët sikur këta djem dhe vajza që i kemi përreth nesh këtu, të cilët janë aktoret e ardhshëm që do ta dërgojnë Kosovën drejt rrugëtimit në BE. Për këtë arsye ne kemi ndihmuar për ndërtimin e kësaj ndërtese, për krijimin e kushteve për fëmijët që të ecin përpara, andaj, ftesa ime për të gjithë vajzat dhe djemtë në këtë sallë do të ishte, mësoni sa më shumë dhe ne do t’iu ndihmojmë të vazhdoni tutje në procesin e mësim nxënies”, tha Brusa.

Ai ka dashur të sigurohet nga të gjithë, si nga komuna e Rahovecit po ashtu edhe nga Ministria e Arsimit, që të kujdesin për mbikëqyrjen e këtij objekti mjaft modern, në mënyrë që edhe gjeneratat e ardhshme të kenë hapësira të mjaftueshme të edukimit.

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Anila Statovci theksoi rëndësinë e një momenti të tillë, kur përurohet objekti i një shkolle të re. Ajo tha se Të ndërtosh një shkollë, është të ndërtosh një fanar.

Statofci: Të ndërtosh një shkollë, është të ndërtosh një fanar

“Mendojë se është një nga momentet e veçanta për të gjithë ne në Republikën e Kosovës, kur përurojmë një shkollë të re. Të ndërtosh një shkollë, është të ndërtosh një fanar. Në kohërat kur na duket se ka mjegull, ka errësirë dhe rrugë të pa qarta, shkollat janë ato që vazhdimisht e kanë ndriçuar rrugën e drejt prej ku duhet një popull të shkoj… Kurse, ne si Ministri e Arsimit na mbetet që të kujdesemi për të gjitha shkollat në Republikën e Kosovës”, tha Statovci.

Drejtori i shkollës “Isa Boletini”, Sakip Kryeziu, duke falënderuar Komisionin Evropian për financimin e ndërtimit të shkollës, ka shpërndarë edhe disa mirënjohje për atë të cilët kontribuuan në ndërtimin e kësaj shkolle në qendër të qytetit. Në fund u shfaq edhe një program festiv nga nxënësit e shkollës.

Përurohet objekti i ri i shkollës “Isa Boletini” në Rahovec

Sot u përurua objekti i ri i shkollës fillore "Isa Boletini" në Rahovec, projekt ky i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë në vlerë rreth 1 milionë euro.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi tha se sot është ditë e veçantë për mësuesit dhe mësimdhënësit.

“Ky objekt i ri tashmë i plotëson të gjitha kushtet. Pa dyshim, që arsimi është baza më e fuqishme e përfitimit të dijes dhe si shtet i ri që jemi, kemi fuqinë e krijimit të kuadrove të rinj, edhe pse nuk jemi fuqi në ekonomi. Do të vazhdojmë edhe më tej në ndërtimin e infrastrukturës së shkollave”, tha Vehapi.

Në anën tjetër, Luigj Brusa nga KE tha se që nga viti 2013 kanë investuar në sektorin  e edukimit me rreth 20 milionë euro.

“Asistenca jonë nuk është vetëm teorike, por ne jemi duke e mbështetur Kosovën drejt integrimit në BE. Fëmijët janë akterët kryesor që do ta dërgojnë Kosovën në BE. Për ne, ka rëndësi krijimi i kushteve për nxënësit kosovar. Unë kërkoj nga fëmijët që të mësojnë sa më shumë, ndërsa nuk do të mungoj përkrahja nga ana jonë”, tha Brusa.

Ndërsa, zëvendësministrja e Arsimit, Anila Statovci theksoi rëndësinë e një momenti të tillë, kur përurohet objekti i një shkolle të re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat