Shpeshtohën rastet e vjedhjeve të rënda dhe të imta në komunën e Vitisë

Kosova

Shpeshtohën rastet e vjedhjeve të rënda dhe të imta në komunën e Vitisë

Nga: Aziz Zuka Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 14:53
ilustrim

Në komunën e Vitisë kohëve të fundit është rritur numri i dukurisë së vjedhjeve. Kjo konfirmohët edhe nga deklarata  për media e komandantit të  stacionit të policisë në Viti, Agim Lipovica, i cili ka njoftuar se dukuria e vjedhjeve ditëve të fundit ka ndodhur në disa lokale, si në ato argjendarie, furra buke e të tjerë, ku  janë vjedhur një sasi ari dhe parash.E vjedhja të renda dhe të imta ka pasur edhe në disa fshatra të kësaj komune.Komandanti Lipovica, në referimin e tij të raportit të policisë për muajin tetor, ka theksuar se gjatë kësaj periudhe kohore në këtë komunë kanë ndodhur 21 raste të vjedhjeve. Sipas tij, nga gjithsej 21 raste , 8 prej të cilave kanë qenë vjedhje të imta, për derisa 13 të tjera janë cilësuar si vjedhje të rënda nga ana e policisë.

Ndërkaq duke u bazuar në punën e mirë që ka bërë njësia e hetimeve të policisë në Viti nga numri i rasteve të lartpërmendura, njësia në fjalë ka arritur të i zbuloj 10 raste dhe akterët janë kapur nga policia. Një ndër sukseset e njësisë se hetimeve policore në Viti, Lipovica ka përmendur se gjatë muajit tetor janë zbuluar edhe 8 raste të falsifikimit të parasë dhe makinën për prodhimin e monedhave të falsifikuara, si dhe një rast tjetër të grabitjes ku përmes kësaj vepre policia ka arritur që përveç Vitisë, të zbuloj edhe 3 raste në stacionet e tjera të policisë. Duke iu referuar gjithnjë raportit të muajit të kaluar, Lipovica ka përmendur edhe një rast mashtrimi që ka ndodhur këtë muaj, por krahas angazhimit të policisë, një pronari iu janë kthyer 3 krerë gjedhe, ka thënë Komandanti I Stacionit policor në Viti, Agim Lipovica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat