Forumi Rinor i LDK-ës në Shtime mban kuvendin VIII zgjedhor

Kosova

Forumi Rinor i LDK-ës në Shtime mban kuvendin VIII zgjedhor

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 17:23
Foto nga vendi ngjarjes

Sot, më 6 nëntor 2016 në Komunën e Shtimes po mbahet Kuvendi i VIII I Forumit Rinor të LDK-ës. Në prani të mediave dhe figurave të rëndësishme të LDK-ës u mbajt Kuvendi I VIII i Forumit Rinor të kësaj partie.

Këtë Kuvend e hapi Kryetari i Degës së LDK-ës në Shtime z. Selim Shabani, i cili përshëndeti të pranishmit dhe ndër tjera theksoi:

“…Të nderuar te rinj dhe te reja, Është e vërtet se në moshën tuaj, në vitet e para të themelimit të LDK-së, në protestat e organizuara nga LDK-ja kemi brohoritur “Liri, pavarësi,  demokraci”.

Kemi brohoritur liri sepse kemi qen të robëruar, kemi brohoritur pavarësi sepse kemi qenë  të shtypur, kemi brohoritur demokraci se kemi qenë nën diktaturën komuniste.

Në fund, duke ju uruar shumë suksese në këtë Kuvende zgjedhor të FR juve të rinj dhe të reja, dhe duke ju falënderuar gjithë juve te pranishëm për prezencën në këtë kuvend, më lejoni që këtë fjalim ta mbylli me një thënie të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova “Të punojmë për një Kosovë më të mirë,  prosperuese, të integruar në Bashkimin Evropian dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara te Amerikës”.  

Image

Të pranishëm ishin edhe figura nga kryesia qëndrore e LDK-ës, si: Lutfi Zharku-Ministër i infrastrukturës, Ali Sadriu-Deputet në Parlamentin e Kosovës dhe shumë personalitete të tjera të kësaj Partie.

Zgjedhjet e Forumit Rinor nëpër nëndegët e Komunës së Shtimes filluan të mbahen nga muajit tetor e deri më sot, ku këtë angazhim dhe kontribut do ta kurorëzojmë me një Kuvend të përgjithshëm.

Duke u bazuar në statutin e LDK-ës me procedura të rregullta, këto zgjedhje u mbajtën në 20 nëndegë të komunës së Shtimes, ku u zgjodhen kryetarët, kryesia dhe delegatët të cilët sot do ta zgjedhin kryetarin dhe kryesinë e degës.

Në këtë Kuvend u zgjodh kryesia e re me antarët e saj. Për kryetar të Forumit Rinor ishin 3 kandidat, ku me shumicë votash kryetar i këtij forumi u zgjodh Bujar Veliu, aktivistë dhe kontribues i hershëm i kësaj Partie.

Pas zgjedhjës së kryetarit të forumit rinor, u zgjodh edhe kryesia përbërëse e këtij forumi.

Për LDK-ën, kjo strukturë e re udhëheqëse është shumë premtuese dhe bashkarisht do të punojmë që ti arrijm synimet tona demokratike dhe proeuropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat