Kafshët keqtrajtohen, në strehimoren e Graçanicës

Kosova

Kafshët keqtrajtohen, në strehimoren e Graçanicës

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 21:29
Kafshët

Strehimorja e qenve në Graçanicë është shndërruar në një vend ku keqtrajtohen kafshët, thonë aktivistët për mbrojtjen e kafshëve.

Si argument për këto pohime, organizata për mbrojtjen e kafshëve, PARK, kanë fotografi shqetësuese që thuhet se janë bërë në këtë strehimore.

Aktivistët për mbrojtjen e kafshëve pohojnë se u alarmuan kur pamjet e këtyre qenve qarkulluan në rrjete sociale. Madje, sipas aktivistëve, përgjegjësit në këtë strehimore nuk po bashkëpunojnë me ta, e disa herë edhe nuk ishin lejuar të hyjnë brenda.

Problem me qentë endacakë kanë shumë komuna të Kosovës, ku së fundmi u bë edhe sterilizimi e kastrimi i tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat