Dy fshatra të Lipjanit bëhen me shkolla

Kosova

Dy fshatra të Lipjanit bëhen me shkolla

Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 16:09
Pamje nga gurthemeli

Në Magurë dhe Pjetërsticë të Lipjanit është vënë gurthemeli për dy shkolla të reja.

Në këto ceremoni, pos përfaqësuesve të shkollave, e të fshatrave, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e komunës së Lypjanit dhe ministrat Mahir Yagcilar dhe Arsim Bajrami.

Ndërtesa e shkollës fillore në fshatin Magure do t’i ketë mbi 5 mijë metra katrorë, bashkë me sallën e kulturës fizike, dhe do të shtrihet në një lokacion prej 11 mijë e 360 metra katrorë.

Ndërkaq, ndërtesa e shkollës fillore në Pjetershticë, me mbi  2 mijë metra katrorë do të shtrihet në një lokacion 7991.20 metra katrorë.

Bazuar në planin e paraparë, punimet në ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Magure pritet të përfundojnë, pas dy vitesh ndërsa në fshatin Pjetershticë, në vitin 2019,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat