Kamerat vendosen në Drenas

Kosova

Kamerat vendosen në Drenas

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 12:02
Vendosjes së kamerave në qytetin e Drenasit

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arsim Haxhiu i shoqëruar nga drejtoresha e Shërbimeve Publike, Hyrije Xhemajlaj-Thaqi, drejtori i Inspektoriatit, Milaim Hajdari kanë vizituar Stacionin Policor në Drenas ku janë pritur nga komandanti i këtij stacioni, Driton Morina.

Qëllimi i kësaj vizite ishte inspektimi i implementimit të projektit të vendosjes së kamerave në qytetin e Drenasit.

Sipas një kumtese për media, ky projekt është realizuar në bashkëpunim të ngushtë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë dhe Stacionin Policor në Drenas, ku janë marr edhe sugjerimet nga policet e Drenasit për pikat kyçe  për vendosjen e kamerave të sigurisë, pasi që vëzhgimi i kamerave të sigurisë do të behët nga Stacioni Policor i Drenasit.

Ndërkaq, komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Driton Morina tha se me vendosjen e këtyre kamerave, ky projekt do t’i ndimojë Policisë së Kosovës për zbulimin e veprave të ndryshme.

Këtë vit është implementuar faza e parë e këtij projekti, ndërsa vitin e ardhshëm do të vazhdoj edhe faza e dytë për zgjerimin e vendosjes së kamerave në qytetin e Drenasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat