Në Viti pastrimi i ambienteve nis me 45 të punësuar përkohësisht

Kosova

Në Viti pastrimi i ambienteve nis me 45 të punësuar përkohësisht

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 12:54
Punëtorët e përkohshëm për pastrimin e ambientit në Viti

Kanë nisur punën 45 punëtorë të përkohshëm për pastrimin e ambientit në territorin e komunës së Vitisë.

Punësimi i këtyre personave u bë e mundur falë të një projekti të përbashkët të Fondacionit Kosovë-Luksemburg me komunën e Vitisë.

Qëllim kryesor i këtij projekti është punësimi i përkohshëm i kategorive të punëtorëve me gjendje më të rëndë ekonomike dhe sociale në këtë komunë.

Ata sot i ka vizituar kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga Nexhmedin Jakupi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat