Vehapi viziton punimet në objektit e shkollës "Mustafë Ibishi" në Kramovik

Kosova

Vehapi viziton punimet në objektit e shkollës "Mustafë Ibishi" në Kramovik

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 15:44
Pamje nga punimet për ndërtimin e objektit të ri të shkollës "Mustafë Ibishi ", në fshatin Kramovik

Kanë nisur punimet për ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore të mesme të ulët "Mustafë Ibishi ", në fshatin Kramovik të Komunës së Rahovecit.

Realizimin e punimeve në këtë projekt i cili është njëri ndër shumë projektet që është planifikuar të nisin punimet gjatë vitit 2016, nga afër i kanë parë Idriz Vehapi, kryetar i Rahovecit, i shoqëruar nga Sali Sallteku, drejtor i Drejtorisë së Administratës dhe Jemin Thaqi, kryetar i këshillit të fshatit Kramovik.

Vehapi ka takuar banorët e fshatit Kramovik, ku edhe i ka uruar për këtë projekt dhe u tha se edhe në të ardhmen do të ketë projekte të cilat janë në interes të banorëve të këtij fshati./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat