FSK-ja ndihmon qytetarët e komunitetit jo shumicë në Graqanicë

Kosova

FSK-ja ndihmon qytetarët e komunitetit jo shumicë në Graqanicë

Më: 4 janar 2017 Në ora: 15:22
FSK-ja i dhuroi një donacion humanitar Kishës Ortodokse Serbe në Graqanicë

Sot, FSK-ja i dhuroi një donacion humanitar (batanije, jastëkë dhe mbulesa) Kishës Ortodokse Serbe në Graqanicë, ndihmë për qytetarët e komunitetit jo shumicë të këtij vendbanimi.

Dorëzim pranimi i donacionit humanitar të FSK-së, u bë në ambientet e Manastirit Graqanica.

Në emër të FSK-së, donacionin humanitar e dorëzoi Afrim Veseli, shef i Sektorit për Bashkëpunim me Agjencitë në kuadër të Departamentit për Marrëdhënie Civilo-Ushtarake në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ndërsa e pranoi prifti Sergjan Stankoviq, zyrtar i Manastirit.

Prifti Stankoviq, me këtë rast, falënderoi Forcën e Sigurisë së Kosovës, ambasadën e SHBA-ve, si dhe KFOR-in amerikan, për ndihmën e ofruar për qytetarët e Graqanicës.

“Kjo ndihmë është e mirëpritur në këto kushte të vështira atmosferike dhe ekonomike. Prandaj falënderoj ambasadën e SHBA-ve, KFOR-in amerikan dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës”, shtoi pos tjerash prifti Stankoviq.

Ndërsa, nënkoloneli Afrim Veseli, tha se FSK-ja deri më tani ka kryer shumë projekte humanitare në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallime feje dhe kombi. Ai premtoi se, FSK-ja edhe në të ardhmen, do të jetë së bashku me të gjithë qytetarët e Kosovës, në ndihmën e tyre si dhe në realizimin e projekteve, qofshin ato humanitare dhe projekteve tjera e që janë në shërbim të qytetarëve.

Gjithashtu, nënkoloneli AfrimVeseli falënderoi edhe ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, si dhe KFOR-in amerikan, për përkrahjen e vazhdueshme për FSK-në, qofshin në dhënien e ndihmave humanitare dhe në realizimin e projekteve humanitare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat