Shala: Siç përgatitemi në dimër për njerëzit, duhet edhe për kafshët

Kosova

Shala: Siç përgatitemi në dimër për njerëzit, duhet edhe për kafshët

Më: 10 janar 2017 Në ora: 09:10
Ilustrim

Afrim Shala, veterinarë në emisionin e mëngjesit në RTK, tregoi për kujdesin që duhet të kemi ndaj kafshëve bujqësore në periudhën e dimrit.

Ai tha se natyrisht si përgatitemi për stinën e dimrit për njerëzit duhet edhe për kafshët, duhet të kontrollohen për parazitët e ndryshëm e po ashtu edhe vaksinimi.

Ai tha se fermerët e dinë shumica këtë kujdes ndaj kafshëve, mirëpo ai tha se kafshët njihen për rezistim apo qëndrim ndaj temperaturave të ftohta. Kafshët e qumështit ai tha se mund të përballojnë temperaturën deri -10, ndërkaq në këtë kohë duhet kujdes më i shtuar.

Shala tha se shtallat në të cilat janë të vendosura kafshët të mbahen me dritare dhe dyer të mbyllura, ndërkaq nëse ka ftohtë ato të mbulohen edhe me batanije, e sidomos kujdes të shtuar duhet të kenë për kafshët e reja që sapo kanë ardhur në jetë, sepse mund të jenë të ndishme ndaj temperaturave të ulëta.

Ai porositi fermerët që të blejnë dhe të vendosin në shtalla të kafshëve poqa elektrik dhe t'i lënë ndezur që të kenë temperaturë normale dhe të mos ngrinë së ftohti kafshët. Ndërkaq sa u përket shpezëve ai tha se disa janë shumë të qëndrueshme, megjithatë ai tha se duhet të kenë kujdes fermerët në këtë kohë sidomos për pulat të cilat bëjnë ve, që të kenë temperaturë konstante dhe dritë.

Kujdes sipas tij duhet t'u shtohet edhe ushqimit të kafshëve gjatë stinës së dimrit, sepse tani që janë lajmëruar edhe sëmundje të ndryshme mund të ndikojnë në paraqitjen e shumë sëmundjeve.

Sa i përket mbajtjes së kafshëve shtëpiake, Shala porositi kujdestarët e tyre që të kenë kujdes në ushqim, ndërkaq qenin mos ta lejojnë të ushqehet me borë, sidomos ai që jeton brenda në shtëpi tërë kohën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat