Pjesëtarët e FSK-së dhurojnë gjak

Kosova

Pjesëtarët e FSK-së dhurojnë gjak

Më: 18 janar 2017 Në ora: 12:58
Pjesëtarët e FSK duke dhuruar gjak

Në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke zhvilluar aksioni humanitar për dhurimin e gjakut, i cili do të vazhdojë për dy javë në të gjitha kazermat e FSK-së.

Aksioni është organizuar nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në bashkëpunim me Departamentin e Mjekësisë të FSK-së, dhe po realizohet nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut dhe Kompania e Mjekësisë e FSK-së.

 Ky aksion humanitar, ka disa vite që realizohet në FSK gjatë dy fazave brenda vitit.

 Drejtor i Departamentit të Mjekësisë në MFSK, Xhevdet Tahiraj tha se deri tani mbi 60 pjesëtarë të FSK-së kanë dhuruar gjak por që ky numër pritet që të rritet pasi që ky aktivitet do të zgjasë dy javë.

Po ashtu ai tha se FSK-ja, tashmë e ka bërë traditë organizimin e aksioneve humanitar për dhurimin e gjakut, me moton “Një pikë gjak për shpëtimin e një jete”.

Fadil Mahmuti nga Qendra për Transfuzion të Gjakut tha se kjo që FSK-ja po dhuron gjak është shumë e mirëpritur nga qendra e Transfuzionit  pasi që duke e pasur parasysh që ka nevojë vazhdimisht për gjak.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat