Lladrovci nis projektin e trafostacionit, premtohet kompensim i pronave

Kosova

Lladrovci nis projektin e trafostacionit, premtohet kompensim i pronave

Më: 25 janar 2017 Në ora: 16:55
Pamje nga takimi Ramiz Lladrovci me drejtorin për menaxhim të projekteve në KOSTT, Ilir Shala dhe menaxherin e projekteve Alban Imeri

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me shefin e projekteve, Afrim Prokshi, ka pritur në takim drejtorin për menaxhim të projekteve në KOSTT, Ilir Shala dhe menaxherin e projekteve Alban Imeri, nga të cilet është njoftuar për investimin i cili do të behët në Drenas, në qendrën ekzistuese transformatorike.

Në kuadër të këtij projekti, i cili financohet nga Banka Evropiane për Zhvillim (BERZH) në vlerën prej 7.4 milion euro do të jetë linja e transmisionit në gjatësi rreth 4 kilometra dhe qendra transformatorike e tipit GIS (tipi më i ri i qendrave transformatorike), me dy transformatorët të fuqisë 220/110kv.

Ky projekt do të fillojë gjatë këtij viti, konkretisht në muajin korrik dhe finalizmi i projektit do të behët brenda 24 muajve. Kompenzimi i pronave do të behët nga Ministria e Financave, kurse dokumentet e nevojshme do të merren në Komunë, ndërsa për këtë projekt do të zhvillohet edhe debat publik me qytetarët, përkatësisht me pronaret e tokave nga do të kalojë linja e transmisionit.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka falënderuar përfaqësuesit e KOSTT-it, për prezentimin e këtij propjekti dhe ka përkrahur pa rezervë implementimin e tij, që do të jetë në interes të zhvillimit ekonomik të Komunës së Drenasit.

Kujtojmë që KSOTT, vitin e kaluar ka ndihmuar ndërtimin e rrethojave të shkollës së paralelës së ndarë “Abedin Bujupi” në Gjergjicë në vlerën prej 5 mijë euro, thuhet në një komunikatë të dërguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat