Përfaqësuesit e UNMIK-ut sot i dhuruan Komunës së Drenasit një veturë për nevojat e Komunës, njofton kumtesa komunale.
Para dhurimit, kryetari i komunës Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, kanë pritur zëvendëspërfaqësuesin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovë, Christopher Kollman dhe përfaqësuesin e UNMIK-ut, Leonid Markaryan me stafin e tyre.
Lladrovci foli për ekonominë e komunës e Parkun e Biznesit ekzistues si dhe për projekti për Parkun e ri përballë tij, luftën kundër terrorizmit, mjedisin etj./BS/