Ministria e Bujqësisë do ta përkrah projektin për Zonën Ekonomike të Vitisë

Kosova

Ministria e Bujqësisë do ta përkrah projektin për Zonën Ekonomike të Vitisë

Më: 27 janar 2017 Në ora: 19:07
Takimi në Viti

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi ka pritur sot në një takim kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ku kanë diskutuar lidhur me zbatimin e projektit për Zonën Ekonomike në këtë komunë, si dhe për përfshirjen e fermerëve dhe agrobizneseve në këtë zonë.

Gjatë takimit mes tjerash, ata janë pajtuar për një bashkëpunim dhe koordinim të të gjitha aktiviteteve që ndërlidhen me këtë projekt, i cili sipas tyre është me interes ekonomik që do të ndikojë edhe në zhvillimin e mëtejmë  të bizneseve të kësaj ane. 

Po ashtu gjatë takimit është folur edhe për zhvillimet e sektorit të bujqësisë në këtë komunë, si dhe efektet të cilat po japin grantet investive dhe pagesat direkte të MBPZHR-së.

Ndërkaq, zëvendësministri Januzi e ka njoftuar kryetarin edhe për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, përmes të cilit, ai ka thënë se do të gjejnë mbështetje edhe fermerët e Vitisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat