FSK-ja dhuroi vullnetarisht mbi 560 doza gjak

Kosova

FSK-ja dhuroi vullnetarisht mbi 560 doza gjak

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 15:25
FSK duke dhuruar gjak

Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, gjatë aksionit humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut janë dhuruar 568 doza gjak për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Aksioni për dhurimin e gjakut u realizua në të gjitha njësitë dhe kazermat e FSK-së, sipas një plani të dizajnuar paraprakisht. Pjesëtarët e FSK-së, si zakonisht edhe kësaj here, treguan  gatishmëri për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës.

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë në MFSK, dr. Xhevdet Tahiraj, duke u shprehur për ketë aksion, ndër tjera, tha: “Që ditën e parë, këtij aksioni i janë  përgjigjur një numër i madh i pjesëtarë të MFSK-së dhe FSK-së, të cilët tashmë e kanë bërë traditë  organizimin e aksionit  humanitar për dhurimin e gjakut, me moton;  një pikë gjak për shpëtimin e një jete”.

Aksioni humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, është realizuar nga data 16 janar deri më 27 janar 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat