Duhani, shkaktari kryesor i vdekjeve nga kanceri i mushkërive

Kosova

Duhani, shkaktari kryesor i vdekjeve nga kanceri i mushkërive

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 11:48
Pamje nga tyreza shkencore në shënim të Ditës Botërore kundër Kancerit

(E plotësuar) - Bordi Nacional për Kontroll të Kancerit ka mbajtur sot një tryezë shkencore në kuadër të Ditës Botërore kundër Kancerit.

Suzana Manxhauka-Kërliu, kryesuese e këtij Bordi tha se konsiderohet se në nivel global rastet e reja me kancer çdo vit janë 14 milionë , ndërsa në vitin 2030 parashihet që ky numër të shtohet në 21.7 milionë.

Kërliu: Rastet me kancer janë 14 milionë kurse në vitin 2030 parashihet të jetë 21. 7 milionë

“Ndërsa vdekjet nga kanceri për vit janë 8.2 milionë në botë, ndërsa në vitin 2030 parashihen të shtohen në 13 milionë. Tipat më të shpeshta të kancerit konsiderohen kanceri i mushkërive, i gjirit, i prostatës dhe i lukthit”, tha ajo.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se në këtë sferë Ministria është duke u angazhuar maksimalisht dhe serioziteti nuk mungon, pasi që sipas tij sfidat e shëndetësisë në raport me sëmundjet dhe sëmundshmërinë në përgjithësi sa po vjen e po shtohen.

Rrahmani tha se  se problemi i sëmundjeve malinje po sfidon sistemet shëndetësore në mbarë boten, në këtë rast edhe Kosovën.

Rrahmani: Sëmundjet malinje po sfidojnë botën

“Problematika e sëmundjeve malinje po sfidon sistemet shëndetësore në mbarë boteën, pra edhe në vendet me një ekonomi shumë më të zhvilluar me sisteme shëndetësore të avancuara dhe me një përvojë profesionale të konsoliduar. Kosova dhe sistemi shëndetësor i saj padyshim se po ballafaqohet me këtë problematikë duke provuar se kemi mundësi, kemi potencial njerëzorë dhe profesional që së bashku me shoqërinë civile të ngremë shkallën e reagimit në nivelet më të larta të mundshme”, tha ai.

Ministri Rrahmani, tha se kanë kaluar nëpër faza të rënda të ngritjes së institucioneve, infrastrukturës dhe krijimit të kuadrove profesionale, por sipas tij tash mund të flitet për një institucion të konsoliduar ku trajtohen rastet e sëmundjeve malinje.

Rrahmani: Mund të flasim për një institucion të konsoliduar

“Kemi një koordinim të mirë mes politikbërjes, nevojave të institucioneve dhe adresimit të nevojave urgjente të pacientëve dhe qytetarëve...Shtimi i numrit të rasteve të reja edhe pse merret me mjaft seriozitet dhe shqetësim krahasuar me rastet në vendet tjera është i menaxhueshëm. Kemi arritur që të krijojmë mundësi diagnostikimi dhe mjekimi në nivele të kënaqshme, kemi një staf profesional që po bëhet shembull i përkushtimit. Viteve të fundit përkundër vështirësive buxhetore po përmbushen nevojat pothuajse në tërësi me barna dhe citostatikë”, tha ai.

Ndërsa, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, tha se duhani vret rreth 6 milionë njerëz në nivel global çdo vit.

Hoti: Duhani vret rreth 6 milion njerëz çdo vit

“Në bazë të statistikave duhani vret rreth 6 milionë njerëz në nivel global çdo vit. Ndërsa cdo 6.5 sekonda vdes nga një person si pasojë e shkaktarëve që janë të lidhur drejtpërdrejt me duhanin”, tha ai.

Sipas Hotit pirja e duhanit llogaritet se është shkaktari i më shumë se 85 përqind të gjitha vdekjeve nga kanceri i mushkërive.

Mybera Mustafa, këshilltare  për shëndetësi e kryeministrit Isa Mustafa, tha se është për t’u çmuar puna e Bordit Nacional për Luftën kundër Kancerit.

Ajo tha se Zyra e Kryeministrit do t’i përkrah iniciativat e tilla mirëdashëse.

Pirja e duhanit, shkaktari kryesor i vdekjeve nga kanceri i mushkërive

Bordi nacional për kontroll të kancerit mbajti tryezën shkencore për të shënuar Ditën Botërore kundër Kancerit.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se në këtë sferë jemi duke u angazhuar maksimalisht.

Ai tha se problematika e sëmundjeve malinje po e sfidon gjithë boten, jo vetëm Kosovën.

Mybera Mustafa, këshilltare e kryeministrit për shëndetësi, tha se është për t’u çmuar puna e Bordit Nacional për luftën kundër kancerit.

Ajo tha se zyra e kryeministrit do të përkrahë nismat e tilla të cilat janë për vetëdijesimin e qytetarëve.

Faik Hoti zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se duhani vret rreth 6 milionë njerëz në nivel global çdo vit. Po ashtu, ai tha se pirja e duhanit llogaritet se është shkaktari i më shumë se 85 përqind të gjitha vdekjeve nga kanceri i mushkërive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat