FSK-ja i dhuron një karrige stomatologjike komunës së Artanës

Kosova

FSK-ja i dhuron një karrige stomatologjike komunës së Artanës

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 16:22
FSK-ja i dhuron një karrige stomatologjike komunës së Artanës

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës në kuadër të aktiviteteve të saj, rëndësi të posaçme i kushton realizimit të projekteve të ndryshme humanitare në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Sot, në organizim të Departamentit për Bashkëpunim Civilo–Ushtarak të MFSK-së, Komunës së Artanës (Novo Bërdës) iu dhurua një karrige stomatologjike, dedikuar fshatit Llabjan të kësaj komune.

Në ceremoninë e dorëzim-pranimit ishin të pranishëm; kryetari i Komunës së Artanës, zyrtarë të Drejtorisë së Shëndetësisë, stafi mjekësor i ambulancës së fshatit Llabjan, zyrtarë të lartë të FSK-së, etj.

Në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës, Afrim Veseli, karrigen ia dorëzoi kryetarit të Artanës, duke theksuar se FSK-ja është në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe komuniteteve pa dallim.

 Ai premtoi se edhe në të ardhmen FSK-ja do t’i ndihmojë qytetarët e vendit pa dallime përkatësie etnike, gjuhësore apo fetare.

Ndërsa kryetari i Komunës së Artanës, Sevetisllav  Ivanoviq, në emër të gjithë qytetarëve të komunës që ai drejton, falënderoi FSK-në për ndihmën e ofruar duke thënë se:  “Karriga stomatologjike, për ne ka qenë prioritet, si pajisje mjaft e rëndësishme në shërbim të  gjithë qytetarëve të kësaj ane, sidomos  në shërbim të fëmijëve dhe nxënëseve”, tha  Ivanoviq.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat