Nesër Kuvendi debaton për FSK-në

Kosova

Nesër Kuvendi debaton për FSK-në

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 17:42
Kuvendi i Kosoves

Seanca e cila u ndëpre të entjen në shenjë pakënaqësie me vendimin e Gjykatës në Colmar për Ramush Haradinajn, do të vazhdojë nesër.

Gjatë seancës së nesërme ndër 19 pikat e parapara është edhe votimi i propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, votimi i propozim-rezolutës për situatën e krijuar në Mitrovicë si dhe interpelanca e kryeministrit të Kosovës për ligjin e Sigurimeve shëndetësore.

Po ashtu nesër do të ketë edhe debat parlamentar për FSK-në, kërkesë kjo e iniciuar nga deputeti i AAK-së Daut Haradinaj.

 Seanca do të fillojë në orën 10:00.

Ja pikat e seancës së nesërme:

5. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,

6. Votimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

7. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me situatën e krijuar në Mitrovicë,

8. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 8 deputetë nënshkrues, në lidhje me përgjegjësinë mbi Ligjin e sigurimeve shëndetësore në Republikën e Kosovës,

9. Debat parlamentar në lidhje me Forcat e Sigurisë së Kosovës, sipas kërkesës së deputetit Daut Haradinaj, i mbështetur edhe nga 10 deputetë tjerë nënshkrues,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-129 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-149 për ekzekutimin e sanksioneve penale,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-127 për plotësimin e Ligjit nr. 04/L-033 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-150për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-135 për ndërmjetësim,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-133 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-036 për Statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës,

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-214,

16. Shqyrtimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ARE),

17. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të nenit 11 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës,

18. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komuniteteve tjera,

19. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave.

20. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, (për miratimin  e këtij Projektligji  kërkohen,  të paktën 61 vota „Për“, prej tyre 11 vota „Për“ të  komuniteteve që nuk janë  shumicë) Amendamenti 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 81, paragrafi1),

21. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-137 për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor,

22. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-149për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë,

23. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat