Zbulohen 106 vetura të padoganuara

Kosova

Zbulohen 106 vetura të padoganuara

Më: 15 mars 2017 Në ora: 15:24
Ilustrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia e auto krimeve kanë pranuar një informatë të hënë se tri deponi, në lokacione të ndryshme, dyshohet për vetura që iu kanë shmangur obligimeve doganore.

Njësia e autokrimeve rajonale në Mitrovicë dhe një njësi mobile e doganës Mitrovicë,  dje  kanë bërë kontrollimin e këtyre deponive  të veturave, të cilat këto vetura demolohen dhe pastaj shiten për pjesë, ku nga kontrollet e bëra  në këto tri lokacione është arritur të evidentohen 106 vetura, të cilat dyshohet se ju kanë shmangur  obligimeve doganore, për procedura të mëtejme, për shmangie doganore merret Dogana e Kosovës.

Me të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka sugjeruar që të vazhdohet me procedurën e hetimeve  të mëtutjeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat