Komandanti i FSK-së ua shpjegon studentëve “Planin A” për ushtrinë

Kosova

Komandanti i FSK-së ua shpjegon studentëve “Planin A” për ushtrinë

Më: 16 mars 2017 Në ora: 18:25
Komandanti i FSK-së Rrahman Rama

Për dallim prej një pjesë të politikanëve të Kosovës, ku përfshihet edhe Presidenti Hashim Thaçi, të cilët tashmë po e favorizojnë “Planin B” për krijimin e ushtrisë, pra atë nëpërmjet ligjit, Komandanti i FSK-së Rrahman Rama ka folur për një variant tjetër. 

Ai para studentëve ka elaboruar “Planin A”, ku FSK transformohet në FAK- Forca të Armatosura të Kosovës, gjë që nuk ndodhë me variantin e Presidentit Thaçi. Sipas nismës së Presidentit FSK mbetet me të njëjtin emër.

Komandanti i FSK-së gjatë një ligjërate me studentët e një kolegji privat, diskutimin e përqendroi në përgatitjet të cilat janë bërë për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, bëhet e ditur në një komunikatë të MFSK-së. 

“Pas rishikimit të Sektorit Strategjik të Sigurisë dhe analizës që i është bërë gjithë sektorit të sigurisë, për t`i analizuar sfidat e sigurisë të tashmes dhe të së ardhmes, si rreziqet e brendshme ashtu edhe ato të jashtme. Ku mbi bazën e rekomandimeve të këtij rishikimi është planifikuar krijimi i Forcave të Armatosura, me mision të ri. Mbi bazën e këtyre detyrave thelbësore është punuar dhe planifikuar edhe struktura e Forcave të Armatosura të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat