Nesër nis fushata e repelimit masiv të kafshëve

Kosova

Nesër nis fushata e repelimit masiv të kafshëve

Më: 17 mars 2017 Në ora: 16:24
ilustrim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës nesër fillon zyrtarisht fushatën e repelimit masiv të kafshëve në komunat Malishevë, Rahovec dhe një pjesë të fshatrave të komunave Klinë dhe Suharekë.

Kjo fushatë bëhet në kuadër të Strategjisë Kombëtare për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike (krime kongo).

Hapjen e fushatës do ta bëj kryeshefi ekzekutiv i AUV-së,   Valdet Gjinovci, bashkërisht me përfaqësuesit e organeve lokale.

Në vendin e ngjarjes do të ketë mundësi për njohuri shtesë rreth aksionit, i cili do të zhvillohet në faza, po ashtu edhe efekti apo rezultatet që ka dhënë kjo formë e luftimit të kësaj sëmundje.

Fushata e repelimit nis në orën 11:00 në fshatin Shkozë të Malishevës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat