Tabletët e vjedhur në Suedi gjenden në Kosovë

Kosova

Tabletët e vjedhur në Suedi gjenden në Kosovë

Më: 20 mars 2017 Në ora: 22:57
Ilustrim

Në mes të muajit janar në shkollën “Derome” në qytetin Varberg të Suedisë kishin hyrë vjedhësit, ku kishin marrë kompjuterë dhe iPad.

Por siç raporton mediumi suedez, Expressen.se,  është vërtetuar se disa prej këtyre pajisjeve gjenden në Kosovë.

Më pas thuhet se policia suedeze ka kontaktuar me Ambasadën e Suedisë në Prishtinë dhe pas kontaktit të këtyre me Policinë e Kosovës, tabletët janë gjetur në një dyqan në Prishtinë.

Këta iPad janë gjetur përmes opsionit “Find my iPad”.

Shkruan më tej se për rastin është arrestuar një person në Kosovë. Pajisjet thuhet se ende gjenden në Policinë e Kosovës dhe se pritet të kthehen në Suedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat