Komuna e Rahovecit jep detaje të rëndësishme për repelimin e kafshëve

Kosova

Komuna e Rahovecit jep detaje të rëndësishme për repelimin e kafshëve

Më: 24 mars 2017 Në ora: 21:31
Repelimi i kafshëve

Nga dita e diel 27 mars 2017, do të  vazhdojë procesi i repelimit të kafshëve shtëpiake nëpër fshatrat e Komunës së Rahovecit, ky proces është duke u kryer nga Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinës ndërsa do të zhvillohet në 4 faza dhe pritet të përfundoj në fillim të shtatorit.

Sipas një njoftimi të komunës së Rahovecit, repelimi (dezinsektimi i kafshëve) është proces ndërprerjes biologjike të shumimit rriqrave dhe zhvillohet në kuadër të zbatimit të strategjisë për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemoragjike Krime Kongo, e cila është përcaktuar nga këshilli ndërministror.

Repelimi i kafshëve do të filloj nga dita e diel me data 27 mars sipas këtij orari:

Me datë 27 . 03 2017, në fshatin Dejnë,

Me datë 28. 03. 2017, në fshatin Ratkoc,

Me datë 29. 03. 2017, në fshatrat Bratotin dhe Nushpallë,

Me datë 30. 03 .2017, në fshatin Vrajakë,

Me datë 31. 03 .2017, në fshatrat Potoqan i Ulët dhe Potoqan i Epërm,

Me datë 01. 04 .2017, në fshatin Fortesë.

“Nga qytetarët e këtyre fshatrave, rekomandojmë që të përkrahin këtë aktivitet, duke i mbajtur bagëtitë të mbyllura deri sa të kryhet repelimi, poashtu qytetarët ti marrin parasysh rekomandimet e profesionistëve të cilët do të bëjnë repelimin e kafshëve. Repelimi i kafshëve fillon nga ora 08:00 deri në përfundim të plan programit për ditët e caktuara sipas datave”, bëhet e ditur në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat